Korrupsioni, Halimi – Ramës: ‘Dosjet e lepurit’ aty po presin
“Për “lepurin” ne këtu kemi folur gjithë kohën, e kemi kthyer në të gjitha rasat; dosjet aty janë, “dosjet e lepurit” aty po të presin, nuk zhduken”, replikoi me nënkuptim në Kuvend pas Kryeministrit, deputeti Eduard Halimi për dosjet e korrupsionit të qeverisë. Replika erdhi pasi Rama i kujtoi PD-së se SPAK-u do të hetonte pikërisht “zullumet” e qeverisjes së saj.
“Përsa i përket Reformës në Drejtësi, – vazhdoi Halimi, – ne ishim jashtë Kuvendit kur kërkonim që deputetët me rekorde kriminale të mos futeshin në Kuvend, ata që rrahën deputetin e PD dhe ata të tjerët të mos firmosnin për Reformën në Drejtësi.
Nëse nuk do të ishim ne, do të ishin miratuar të gjitha ligjet me atë paketë që bëtë në shtator. Për atë paketë thatë se nuk e di cilat janë ligjet e reformës, kurse tani qënka informuar.
Po çfarë kishte ajo paketë vjet në shtator që u rrëzua 35 herë në shtator?! Ajo paketa përmbante që të gjitha organet e drejtësië t’i zgjidhte kryeministri, KLD-në ta zgjidhte Kryeministri, Këshilli i Emërmeve duhet të ishte i diktuar nga ata. Dhe ne patëm vetëm një kusht: Ja ku është z.Xhafa dhe ja ku janë ambasadorët: Ne patëm vetëm një kusht, që e gjithë paketa t’i shkonte Venecias!
Vetëm një gjë kërkuam. Shkoi paketa në Venecia dhe u kthye. Nuk dolëm si triumfatorë, mund të dilnim e t’u thonim “se jua thyem hundën”.
Pati vetëm një qëllim të PD për këtë paketë: Komponentin antikorrupsion, për të cilin ne thoshim, po, hajde ta votojmë!”
KOHA JONË SONDAZH

