”Korrupsioni me bujqësisë”, Basha në Baldushk: Fondet e BE-së kanë shkuar për resorte te qeveritarët

Kjo e premte nisi me takime dhe vijon me të tilla për kreun e PD-së së vulës, Lulzim Basha. Ai është takuar me banorë në Baldushk, ku thotë se temë shqetësuse për ta dhe PD-në, është korrupsioni me fondet e bujqësisë. ”Për mua dhe PD, bujqësia duhet të jetë prioritet i çdo qeverisje dhe për këtë arsye duhet mbështetur me fonde për investime infrastrukturore, mbështetje direkte për fermerët dhe subvencion për biznesin prodhues, që jo vetëm nuk lë të shkojë dëm mundi dhe djersa e fermerëve, por është mundësi për të rritur punësimin në zonat rurale”,-shkruan Basha në një postim në Facebook.

Postimi i plotë

Në Baldushk vizitova biznesin e riparimit të mjeteve bujqësore të familjes Dybeli. Dëgjova me vëmendje shqetësimet për mungesën e mbështetjes për bujqësinë e cila ka vënë në veshtirësi edhe këtë biznes, për largimin e të rinjve, për mungesën e investimeve në infrastrukturë, që e bëjnë edhe më të vështirë përballjen me këtë realitet të hidhur ekonomik.

Një nga çështjet kryesore që kam diskutuar gjatë në çdo takim me fermerët anembanë vendit, është ajo e korrupsionit me fondet e bujqësisë. Indinjata e tyre është e madhe, sepse kjo padrejtësi dëshmon jo vetëm babëzinë e kësaj qeverie, por edhe arrogancën me të cilën kanë tjetërsuar fondet IPARD të BE-së, që në vend që të shkojnë për fermerët, kanë shkuar për resorte për qeveritarët dhe klientët e tyre.

Për mua dhe PD, bujqësia duhet të jetë prioritet i çdo qeverisje dhe për këtë arsye duhet mbështetur me fonde për investime infrastrukturore, mbështetje direkte për fermerët dhe subvencion për biznesin prodhues, që jo vetëm nuk lë të shkojë dëm mundi dhe djersa e fermerëve, por është mundësi për të rritur punësimin në zonat rurale.

SHKARKO APP