Kosova: Bashkëshortja gati të më mbështesë, e kuptojmë njëri-tjetrin direkt
Kandidati i PD për Tiranën Halim Kosova ka zhvilluar para pak minutash një takim me gratë kryefamiljare të cilin e ka cilësuar si një nga takimet më të vlefshme të tij. Sipas Kosovës ka ardhur koha që kategoria e grave të dhunuara apo nënat e fëmijëve jetimë të trajtohen me kujdes.
“Ajo që i premtova pa bërë shumë llafe është se ne duhet të bëhemi shembull se si trajtohet kjo kategori. Bashkëshortja ime është gati të më mbështesë e ne ekuptojmë njëri-tjetrin direkt”, u shpreh Kosova i buzëqeshur kur përmendi bashkëshorten e tij dhe marrëdhënien e mirëkuptimit mes tyre.
Sipas Kosovës ka ardhur momenti që të kthehen sytë nga kjo kategori e grave e t’u jepet atyre më shumë mbështetje duke shtuar se bashkëbisedimi me kryefamiljaret i shtuan bindjen për vendimin e tij në garën për Tiranën.
“Kjo është shumë e dhimbshme për popullin tonë. Këto janë sinjale që taforcojnë më shumë bindjen për vendimin që kam marrë”, tha kandidati për kryebashkiak. Nga ana e tyre gratë kryefamiljare i kërkuan Kosovës që t’i hedhë syte te ato kur të vijë në krye të bshkisë.
“Në ja parashtruam doktorit që kur të vijë në bashki të hedhë sytë nga ne, ne jemi nëna me fëmijë jetimë, pastaj ka dhe nëna që i kanë fëmijët të sëmurë e nuk i plotësojnë kushtet”, u shpreh një nënë e dy fëmijëve jetime.