Kosova: Do t’i zgjidh problemet e qytetarëve si menaxher, jo si politikan
Kandidati i së djathtës për Bashklinë e Tiranës, Halim Kosova, gjatë takimit me banorë në Institut, nënvizoi edhe një herë se nuk e sheh veten si politikan, por si një menaxher që do të punojë për zgjidhjen e problemeve të banorëve të Tiranës.
Kandidati i djathtë për bashkinë e kryeqytetit tha: “Do të zgjidh çdo hall që keni. Shumë gjëra që duken të pamundura, me punë do të bëhen të mundshme”.
Halim Kosova përsëriti premtimin se Tirana do të ketë ujë të pijshëm 24 orë dhe se do të ndërhyjë në të gjitha rrugët që është e nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës.