Kosova në Qesarakë: Kurora e gjelbër, e betonizuar

 

Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Halim Ksova, ka vazhduar turin e tij të takimeve nëpër periferitë e kryeqytetit.

Sot ai ndodhej në zonën e Qesarakës, ku është takuar me banorë dhe ka denocuar shkatërrimin e zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qesaraka duhej të ishte kurora e gjelbër e Tiranës, një mrekulli që ia ka falur natyra qytetit tonë. Sot për fat të keq e betonizuar, e denatyruar.” – shkruante Kosova në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por Kosova garantoi marrje masash, duke shkruar se se “Kemi plan konkret për ta rigjallëruar këtë zonë.”

Situata politike në Maqedoni diskutohet në Kuvend. Bumçi: Shkupi drejt “putinizimit”

Situatës së tensionuar politike në Maqedoni i është kushtuar një seancë e posaçme dëgjimore në Komisionin parlamentar të Politikës së Jashtme.

Arta Dade, kryetare e këtij komisioni, në pjesën e parë të mbledhjes me praninë e medias njoftoi se përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme, sekretari i Përgjithshëm Qirjako Qirko dhe Bashkim Rama, drejtor për Rajonin, ishin ftuar për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të komisionit për situatën shqetësuese në vendin fqinj dhe ngërçin e krijuar nga mosdekretimi prej Presidentit Nishani të ambasadorit tonë në Shkup.

Mbledhja ka vijuar pa praninë e medias. Në përfundim të saj, nënkryetari i komisionit Aldo Bumçi, me tone kritike dënoi atë çka është duke ndodhur në Maqedoni.

“Është shumë e qartë që kriza në Maqedoni nuk ka shkaqe etnike, por është një krizë e krijuar nga zbatimi i putinizmit. Një sistem autoritar që po zbatohet nga qeveria aktuale dhe kryeministri, i cili po kontrollon institucionet e pavarura, median, godet opozitën, dhe po zbaton modelin e Putinit në Maqedoni. Një shqetësim i ngritur nga Sekretari amerikan i Shtetit dhe zyrtarë të tjerë të lartë perëndimorë, për këtë rrezik të dobësimit të demokracisë në Europën Lindore dhe në Ballkan”, tha Bumçi.

Ai akuzoi Ministrinë e Punëve të Jashtme si shkaktaren e ngërçit në emërimin e ambasadorit të ri në Shkup, pasi sipas tij, tashmë ka vetëm ambasadorë politikë, gjë që e ka kundërshtuar Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?