Kosova një hap më afër anëtarësimit në KiE, presidenti Begaj: Arritje e merituar!

Presidenti Bajram Begaj e cilëson arritje të merituar miratimin e propozimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, që shënjon hapin e parë drejt kësaj perspektive.

Kreu i shtetit shprehet gjithashtu se kjo dëshmon përkushtimin e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standardeve evropiane

“Arritje e merituar e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës. Kjo dëshmon përkushtimin e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standardeve evropiane”, shkruan Begaj në platformën X.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?