Kosova nuk do të luajë futboll me Spanjën pa flamurin dhe himnin e saj

Nga VOA-

Federata e Futbollit të Kosovës paralajmëroi se nuk do të pranojë të luaj me ekipin e Spanjës më vonë gjatë këtij muaji, në një ndeshje të vlefshme për kualifikimet për Kupën e Botës, nëse nuk i lejohet shpalosja e flamurit dhe intonimi i himnit të Kosovës.

Paralajmërimi pasoi një njoftim në twitter të kombëtares së Spanjës e cila ju referua Kosovës si “territor”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.

Swiss Digital Mobile Reklama

Federata e Futbollit e Kosovës, tha në një komunikatë se qasja e shtetit spanjoll ndaj pavarësisë së Kosovës “nuk mund ta ndryshojë dot historinë dhe realitetin”.

“Përpjekja e spanjollëve për ta minimizuar shtetësinë e Kosovës në ndeshjen e 31 marsit për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”, duke iu referuar Kosovës si territor, është e kot dhe e padrejtë. Ata janë të vetëdijshëm se në këtë datë do të përballen me Kombëtaren e Kosovës, e cila do të paraqitet si çdo shtet tjetër”, thuhet në reagimin e federatës në të cilën theksohet se kriteret e UEFA-s e FIFA-s janë të ditura e të qarta.

“Nëse ata duan medialisht të arsyetohen para opinionit të brendshëm është çështje e tyre, por Kosova nuk do të bëjë asnjë lëshim – ne do të luajmë vetëm sipas kritereve dhe rregullave strikte të UEFA-s, me himn dhe flamur shtetëror, përndryshe ndeshja nuk do të zhvillohet”, thuhet në komunikatë.

Ndeshja është planifikuar të mbahet më 31 mars në Sevilla të Spanjës. Federata e Futbollit të Kosovës tha se do të kërkojë ndërhyrjen e UEFA-s anëtare e së cilës Kosova është që nga viti 2016.

Në UEFA, thanë në një përgjigje me shkrim për Zërin e Amerikës se “ndeshja në fjalë hyn nën juridiksionin e FIFA-s dhe për këtë arsye rregullohet nga rregulloret e FIFA-s”.

Nuk ka pasur ndonjë koment deri tani nga FIFA dhe as Federata Spanjolle e Futbollit.

Në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar në shortin e hedhur për kualifikimet për Kampionatin Botëror të Futbollit “Qatar 2022”, ekipi i Kosovës është në një grup me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Atëbotë ministrja e Jashtme spanjolle, Arancha González Laya, tha se e drejta ndërkombëtare dhe rregullat e FIFA-s janë dy “botë të ndara”, duke theksuar se cështja do të zgjidhet në këshillim me mekanizmin botëror të futbollit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?