Kosova paketë ndihme ekonomike për qytetarët, Blushi: Rama zero ndihmë, ndaj duhet shporrur sa më parë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë shembullin e qeverisë së Kosovës, e cila jep sërish një paketë ndihme ekonomike për qyetarët, kur sipas tij nga qeveria Rama për shqiptarët ka zero ndihmë. “Edi Rama duhet shporrur sa më parë sepse axhenda e tij është vetëm vjedhja, falimentimi dhe shfarosja e Shqipërisë”,-shkruan në një postim në facebook, teksa ka postuar edhe shifrat përkatëse të situatës ekonomike në vend.
Postimi i plotë
Kosova është shembulli pse Edi Rama duhet shporrur sa më parë. Kosova, me buxhet gati dyfish më të ulët se Shqipëria, është shembulli i duhur i drejtimit nga një Qeveri e përgjegjshme dhe patriote që mendon dhe kujdeset për xhepat e qytetarëve. Në kushtet e kërcënimit nga kriza, Kryeministri Albin Kurti shpalli dje një paketë të re ndihme ekonomike për të mbështetur familjet në nevojë, që përfshin:
📌🇽🇰 150 MILION EURO NDIHMË për 300 mijë familje dhe rreth 600 mijë qytetarë.
📌🇽🇰 SUBVENCIONIM të faturës së rrymës për ata që kursejnë energjinë elektrike.
📌🇽🇰 DYFISHIM të shumës së asistencës sociale për muajin shtator.
📌🇽🇰 100 EURO mbështetje për pensionistët.
📌🇽🇰 100 EURO mbështetje për studentët.
📌🇽🇰 100 EURO mbështetje për punëtorë të ndërmarrjeve publike.
📌🇽🇰 50 EURO shtesë për punëtorë të sektorit publik.
📌🇽🇰 SUBVENCIONIM PREJ 50% të rritjes së pagës deri në 100 euro për punëtorët e sektorit privat, për 3 muajt e parë.
Ndërkohë për shqiptarët e Shqipërisë, taksat e të cilëve vidhen papushim me inceneratorë, koncensione dhe rrugë të florinjta, laku i varfërisë po ngushtohet dhe kosto e jetesës po bëhet më e papërballueshme, sepse Qeveria e tyre që mendon dhe kujdeset vetëm për xhepat e Edi Ramës dhe ministrave të tij, ka planifikuar:
📌🇦🇱 ZERO RRITJE reale pensionesh.
📌🇦🇱 ZERO RRITJE rrogash për administratën publike.
📌🇦🇱 ZERO KOMPENSIM për 67% të popullsisë që jeton me 5.5 dollarë në ditë!
📌🇦🇱 ZERO KOMPENSIM për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës dhe produketeve të tjera ushqimore.
📌🇦🇱 ZERO KOMPENSIM për rritjen e çmimit të karburanteve!
📌🇦🇱 ZERO KOMPENSIM për rritjen e çmimit të ilaçeve.
📌🇦🇱 ZERO SUBVENCIONIM për çmimin e lartë të energjisë elektrike.
Edi Rama duhet shporrur sa më parë sepse axhenda e tij është vetëm vjedhja, falimentimi dhe shfarosja e Shqipërisë!