Kosova pjesë e Serbisë në hartë, Rama: Spanja ashtu e ka, s’i erdhi gjë e keqe kombit nga dalja 1 minutë e saj

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar lajmin që doli nga konferenca e djeshme me ministret ku në hartën e paraqitur, shihej Kosova pjesë e Serbisë, dhe jo një vend i pavarur. Rama thotë se duke qenë se Spanja nuk e njeh Kosovën, ashtu e ka hartën e rajonit. Kreu i qeverisë pohon edhe se e keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftrash pa lidhje mes shqiptarësh.

”Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova!

Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte! Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja!

Swiss Digital Desktop Reklama

E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftrash pa lidhje mes shqiptarësh”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?