Kosova pret në radhë për të votuar: Këto s’janë zgjedhje politike, por për menaxhimin e qytetit

Halim Kosova sot ka pritur në radhë për të votuar, e ndërsa është shprehur se këto nuk janë zgjedhje politike, por për menaxhimin e qytetit. Janë dashur vetëm 20 minuta pas rivalit të tij për Bashkinë e Tiranës, që dr.Halim Kosova të hedhë votën e tij në një qendër votimi, të ngritur në një konsultore të Tiranës, në njësinë nr.5.

“Unë përfitoj nga rasti të them sot që për Tiranën është një ditë shumë e mbarë. Ftoj të gjithë banorët e saj të respektojnë standardet, të ushtrojnë pushtetin e tyre, të vënë demokracinë në punë, nëpërmjet votimit masiv. Këto nuk janë zgjedhje politike, por për menaxhimin e qytetit. E dinë qytetarët cila do të jetë më e mira”, tha ai. Halim Kosova shoqërohej nga bashkëshortja e tij.

SHKARKO APP