Kosova prezanton foton dhe posterin elektoral
Kandidati i PD për Tiranën Halim Kosova ka hedhur në faqen e tij Facebook, ato që sipas të gjitha gjasave do të jenë parrulla dhe fotoja e tij zyrtare e fushatës.
“Halim Kosova për Tiranën, punë dhe dinjitet!” – është slogali elektoral i Kosovës.
Gjatë ditës gjinekologu i mirënjohur, ish-ministër i Shëndetësisë për një periudhë të shkurtër, u ndal në zonën e Ali Demit, ku theksoi se “Në zonën e Ali Demit dhe Martenitetit të Ri qytetarët nuk kanë punë, ngaqë bizneset ku punonin nuk kanë punë. Punësimi dhe lehtësitë për biznesin, që të hapin vende të reja pune, shtylla e projektit tim.”
Më herët Kosova u ndal në Kashar, ku deklaroi se ishte “me banorët e Kasharit duke ndarë me ta idetë për të ardhmen e zonës. Projekte konkrete, me afate konkrete zbatimi.”
“Mos më quani qytetari i parë, vij për të shërbyer.” – tha Kosova.