Kosova shpall gjendjen e emergjencës energjetike, Kurti: Falënderojmë Ramën

Kosova ka shpallur zyrtarisht gjendjen e emergjencës për shkak të krizës energjetike që ka mbërthyer vendin. Vendimi i qeverisë për masa emergjente në furnizimin me energji u votua këtë të mërkurë në Kuvendin e Kosovës me 57 vota pro, asnjë votë kundër dhe 17 abstenim.

Nga ana tjetër, Shqipëria ka garantuar ndihmë në këto ditë të vështira, sidomos për ditët e festave. Kryeministri Edi Rama tha se vendi do të furnizojë me energji elektrike Kosovën me 31 dhjetor dhe 1 janar të 2022 për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë këto ditë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar sot Ramën për gatishmërinë. “Ne e falënderojmë kryeministrin Edi Rama për mbështetjen. Ministrja jonë e Ekonomisë e ka bërë një kërkesë të tillë ndaj Shqipërisë. Kemi termocentrale, ata kanë hidrocentrale. Bëhet fjalë për 2 ditë që janë të rëndësishme sepse janë të ndërrimit të viteve dhe pastaj edhe ne do kemi mundësi t’i ndihmojmë në raste nevoje verën e vitit të ardhshëm”, tha Kurti.

SHKARKO APP