“Kosova u vetëpërjashtua”, deputeti i hakërrehet Ramës: Pse kjo thikë pas shpine?

Pasi kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi sot se Kosova është vetëpërjashtuar dhe vetëizoluar, duke mos marrë pjesë në samitin e Ohrit, ka reaguar deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli. Në një postim në rrjetet sociale ai ka shkruar se pritej bashkim të shqiptarëve në Europë, e asnjëherë bashkimi i Shqipërisë me Serbinë kundër Kosovës.

Më tej ai shkruan se Rama u ka ngulur thikën pas shpine shqiptarëve të Kosovës dhe se këtë që bëri ai, as Enver Hoxha nuk e ka bërë. Gjithashtu deputeti shprehet se sot Rama u dorëzua tek Vuçiçi, duke u bërë vegël e tij.

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Enveri e harroi Kosovën, por nuk e shiti Shqipërinë te Tito, kurse sot Rama po dorëzohet te Vuçiçi, duke u bërë vegël e tij, duke shkelur edhe mbi vullnetin e pjesës saj të amputuar siç është Kosova. Pse kjo ngutje e Ramës, pse kjo thikë pas shpinës, tani kur Kosova është në vakuum institucional.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?