Kosova: Zgjidhje të menjëhershme të krizës për 500 familjet e Institutit‏

 

Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua me banorët që jetojnë pranë Insititutit Bujqësor, dhe pa nga afër gjendjen e tyre të mjerueshme, ku fëmijë e të rritur jetojnë pa drita e pa ujë, dhe pa asnjë kusht normal jetese.

Kosova dëgjoi hallet e tyre dhe u angazhua për zgjidhje. “A ka mundësi nëqoftëse fitoni, edhe urime, të na sillni dritat, kemi katër muaj , a ka bërë vaki doktor, të gjithë por unë si invalid sidomos e kam të vështirë doktor Halimi”, tha një banor i Insitutit në Kamëz.

“Pa dallim politik, si ka mundësi kjo parti të flasë për shkolla, të flasë për për këtë e për atë, në një kohë ku fëmijët, urdhëro, ky ku do lexojë, për të shkuar në shkollë? Ky zotëria që e kam si vëlla, si ka mundësi ky të çohet e të zbresë , kur është në kat të katërt, ky të zbresë që të shërohet , pa drita, pa asgjë”, thotë një tjetër banor.

“Jam me tre fëmijë jetim, të jetosh me tre fëmijë jetim në këtë gjendje, në 2015, pa drita, pa ujë. Nuk duam asnjë gjë tjetër. Mendo, jemi 500 familje, janë fëmijë këta, do plasë ndonjë epidemi. Tani kanë marrë edhe pushimet ata, këta duan të lozin jashtë, i ke të gjithë ditën me mbeturinat, këta duan të lahen, ujin na e kanë ndaluar qysh prej tre ditësh”, thotë një nënë.

“Këto janë kushte që vërtet të dëshpërojnë shumë kur i sheh, por në të njëjtën kohë të bëjnë që të të lëvizi zemra e truri për të gjetur një zgjidhje. Sepse në një vend ku janë 8000 apartamente të mbylluara me çelës, ka shumë mundësi ti shpëtojë të dyja palët, si atyre që i janë bllokuar ndërtimet dhe si ata që kanë nevojë dhe mezi presin dhe çdo ditë flini dhe zgjoheni me një mendim që ishalla nesër e ishalla nesër, dhe mesa më thoni keni kaluar rreth 20 vjet në këto kushte. Më lini pak të mendoj se çfarë do bëj në dy drejtime: çfarë do bëj diçka urgjente dhe çfarë do bëj pak më vonë. Por ta dini që objektivi final është që ju të sistemoheni njëherë e mire”, thotë Halim Kosova.

“Ju jeni vërtet në aq urgjencë sa as ju vet nuk e kuptoni. Pse se kuptoni? Nuk e kuptoni se pavarësisht halleve, dhe mbajeni mend këtë që po ju them, edhe ju është mësuar pak syri me të keqen. Kurse unë asnjëherë nuk kam pranuar në jetën time që një gjë që nuk shkon ta lë të iki gjatë, se po tu mësua syri, s’është mirë. Juve thoni që ujë dhe drita. Nuk është vetëm uji dhe dritat. Janë 200 mijë gjëra që ju keni nevojë”, shton Kosova.

 

“Nëqoftëse ishallah do Zoti të fitosh , ktheje kokën nga Instituti Bujqësor”, kërkon një banor

“Nuk do ta kthej pas zgjedhjeve, unë do ta kthej para. Mundësitë tani dhe pas do t’ua them po këtu në këtë shesh që bëmë edhe këtë takim sot. Këtë ta keni të sigurtë. Sa më shumë shoh të këqija, aq më shumë mobilizohem dhe them që ke bërë gjënë e duhur që ke vënë emrin në shërbim të banorëve sepse të jeni të sigurtë që do i ndryshoj gjërat. Edhe ato që juve ju duken të pamundura do i bëj të mundura”, tha Halim Kosova.

SHKARKO APP