Kotzias ndërpret vizitën zyrtare në Tiranë, shkak situata e tensionuar në Athinë

 

Ministria e Jashtme e Shqipërisë, por edhe ambasada e Greqisë në Tiranë e kanë konfirmuar lajmin e ndërprerjes së vizitës së ministrit grek. Ambasada e Greqisë në Tiranë kërkon ndjesë për ndërprerjen e vizitës zyrtarë të ministrit Kotzias.

Ndërkohë në sheshin “Sintagma| po zhvillohen protesta të dhunshme ndërsa Parlamenti i  Greqisë, pritet të votojë marrëveshjen e nënshkruar me Eurogrupin për planin e shpëtimit, ku bëjnë pjesë edhe reforma të cilat po kundërshtohen nga partia e Syrizas, por edhe  populli grek.

Ministri i Jashtëm grek mbërriti në vendin tonë ditën e djeshme, 14 korrik dhe do të largohej në datën 16 korrik.

SHKARKO APP