Kotzias takon Ramën
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, ka zhvilluar takimin e rradhës me Kryeministrin Edi Rama.
“Sot në Sallën e Hartave me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias”, shkruan Kryeministri Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”, ku ka publikuar edhe një foto nga takimi.
Kryediplomati grek do të takohet me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani për ta përmbyllur axhendën me takimin me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.