KPK e konfirmoi, KPA e largon nga detyra prokurorin Martini

Edhe pse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë Prokurorin e Krimeve të Rënda, Anton Martini në vitin 2020, sot Kolegji i Posaçëm i Apelimit e largoi atë nga detyra. Më herët ishte Komisioneri Publik që ankimoi vendimin për Anton Martinin, i cili është kandidat për prokuror në SPAK.

Martini u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e Vetting-ut, por Komisioneri Publik e ankimoi vendimin në KPA duke gjetur mospërputhje të atyre çfarë deklaron Anton Martini nga ato që i janë gjetur, 3 dosje ku dyshon Komisioneri Publik si dhe disa denoncime.

Anton Martini doli për herë të dytë para KPK-së, pasi hetimi ndaj tij u rihap pas një denoncimi për punën e kryer si drejtues i prokurorisë në Shkodër. Në padinë e tij, denoncuesi ngrinte dyshime se subjekti i ka hequr dosjet hetimore disa prokurorëve, duke ia kaluar disa të tjerëve, ndërkohë që të parët nuk ishin dorëhequr.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?