KQZ: 42.16% qytetarë kanë votuar, Diaspora me pjesëmarrje gati dyfish

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me të dhëna zyrtare, sa i përket pjesëmarrjes në votime të qytetarëve në mbarë vendin. Kanë marrë pjesë në zgjedhje 42.16 përqind e votuesve me të drejtë vote.

Sipas KQZ, pjesëmarrja më e lartë është shënuar në qarkun e Dibrës, me 50.10 përqind të shtetasve me të drejtë vote, që kanë votuar.

Kukësi gjithashtu ka përqindje të lartë të votuesve, teksa kanë hedhur votën 46.15 përqind e qytetarëve. Edhe Tirana ka një përqindje të lartë të votuesve. Qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votime është Vlora.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesëmarrje shumë e madhe e votuesve në Diasporë ndërkohë, me 79.24%.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?