KQZ: 49 këshilltarë bashkiakë rrezikojnë mandatin

Mosplotësimi i formularit të dekriminalizimit në kohë nga ana e anëtarëve të këshillave bashkiakë duket se do t’u kushtojë atyre përfundimin e parakohshëm të mandatit si këshilltar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet ditën e martë, ku do të vendosë për mandatin e këshilltarëve vendorë. Nga verifikimi i KQZ-së rezulton se 65 këshilltarë bashkiak nuk kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimt, ku nga këta 16 kanë dhënë dorëheqjen ose kanë humbur mandatin para afatit të dorëzimit të formularit dhe 49 këshilltarë nuk e kanë plotësuar brenda afatit kohor.

Mesohet se midis emrave që nuk kanë plotësuar formularin e dekriminalizimit dhe pritet t’ju hiqet mandati është edhe profesoresha e njohur Klodeta Dibra, e cila ishte kandidate për rektore në zgjedhjet për Universitetin e Tiranës. Mes tyre është edhe Luan Bregasi, i cili nga vendimi i KQZ-së pritet të mos jetë më këshilltar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?