KQZ certifikon 6 marsin, shpërndahen edhe mandatet. PS 5 bashki, Foltorja 1 bashki

Komisioni Rregullator pranë KQZ, ka certifikuar këtë mbrëmje rezultatin përfundimtar për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, jku Partia Socialiste mori fitoren në 5 bashki, dhe koalicioni ”Shtëpia e Lirisë” fitoi Shkodrën, kurse PD doli forcë e tretë me një humbje drastike.

Në një mbledhje blic që zgjati vetëm 7 minuta, dhënia e mandateve për gjashtë kryetarët e rinj nuk hasi në kundërshti.

Bardh Spahia nga koalicioni ”Shtëpia e Lirisë” në Shkodër, dhe nga PS-ja janë 5 kryetarë si Emiriana Sako në Durrës, Eriselda Sefa në Lushnje, Rahim Spahiu në Dibër, Blerim Shera në Vorë dhe Edison Memolla në Rrogozhinë mund të futen në zyrën e kryetarit të bashkisë për të ushtruar mandatin deri në zgjedhjet vendore të 2023.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?