KQZ dhe prezenca e OSBE-së në Shqipëri: Rinia të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit

Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizuan një seri aktivitetesh përqendruar rreth votuesve të rinj, me qëllim për të rritur pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.

Prezenca dhe KQZ-ja, ftuan të rinj nga i gjithë vendi për të krijuar video dhe slogane për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit dhe shpërbleu katër fituesit e konkursit në një ngjarje të organizuar nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet Ilirjan Celibashi dhe Shefi i Prezencës, Vincenzo Del Monaco. Fituesit shkëmbyen mendime me Celibashin dhe Del Monaco mbi rritjen e rolit të të rinjve në proceset demokratike, mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje dhe ndikimin që të rinjtë mund të sjellin në jetën politike të vendit.

”Përfshirja e të rinjve përmes konkursit për videon, grafikën dhe sloganin më të mirë pë zgjedhjet në celebrimet e Ditës Botërore të Zgjedhjeve, ishte një rast i mirë për të përcjellë mesazhe për angazhimin e të rinjve në procesin zgjedhor dhe të marrin pjesë në votime”, tha Celibashi gjatë vlerësimit të të rinjve që morën pjesë në konkurs.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Angazhimi i të rinjve në proceset demokratike është një përbërës i rëndësishëm i punës së Prezencës së OSBE-së. Të rinjtë duhet të shkojnë të votojnë Ditën e Zgjedhjeve, të bëhen pjesë e procesit. Ju keni një rol të fortë në të ardhmen e vendit, bëjeni zërin tuaj të dëgjohet”, tha ambasadori Del Monaco.

Swiss Digital Mobile Reklama

Celibashi dhe Del Monaco shfrytëzuan rastin për të nxitur të gjithë votuesit të kontrollojnë emrat e tyre në listat e votuesve dhe të kenë një dokument të vlefshëm identifikimi për të qenë në gjendje të votojnë në 25 prill.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?