KQZ e gjobit me 1500 lekë se shpërndante legalizime, shpërthen LSI: Ky është legalizim i blerjes së votës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur fajtor sot për përdorimin e administratës publike në fushatë kreun e Kadastrës së Lushnjës Arben Qalliu, pasi u akuzua se së bashku me deputetin e PS-së, Bujar Çela kanë shpërndarë leje legalizimi ditët e fundit të vitit 2020.
Bëhet fjalë për një gjobë në vlerën e 1500 lekëve.
Ky vendim vjen pas vendimmarrjes së KQZ-së me qëllim frenimin e Qeverisë dhe Administratës Publike për mos t’u përdorur gjatë fushatës elektorale të 25 prillit.
Por për nënkryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Qarkun e Tiranës, Brisida Shehaj ky vendim është thjeshtë legalizim i blerjes së votës në zgjedhjet e 25 prillit.
“Bravo KQZ-ja, kështu siç e keni nisur thjesht do na nderoni.
Ai shkon dhe blen vota me legalizime dhe gjobitet me 1500 lekë.
Përfundimi thjesht po legalizojnë blerjen e votës.
Pra sot rilindjes i bëtë dy ndere: E para legalizoni vjedhjen; dhe e dyta i ulët çmimin votës, se gjynah të shkretët.
Kesaj i thonë qesh se nuk qaj dot”, shprehet Shehaj.