KQZ i dërgon letër PD dhe PS: Hiqni posterat nga godinat publike
Pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dërguar këtë të dielë partive politike, PD dhe PS një kërkesë për heqjen e posterave nga godinat publike.
Rasti i parë është afishimi nga ana e koalicionit opozitar PD-AN, të një materiali propagandistik në Universitetin Politeknik të Tiranës shfaqur në fasadën e tij.
Partia Socialiste materialet propagandistike të fushatës i ka shfaqur në Bashkinë e Gjirokastrës. Sipas ligjit, ndalohet afishimi i materialeve propagandistike në fasadat e godinave të banimit, institucionet publike apo ambientet rrethuese pranë tyre, parqet, në pemët e qytetit dhe shtyllat e ndriçimit.