KQZ i hoqi mandatin Fredi Belerit, Dule: U përdorën institucionet për të favorizuar klientelën e qeverisë

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka lëshuar akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, teksa komentoi vendimin e KQZ, që i hoqi mandatin e kryebashkiakut, Fredi Belerit. Dule theksoi se ka pasur disa shkelje, ndërsa akuzoi KQZ se ka shkelur disa të drejta.

Sipas tij zotit Beleri nuk i është dhënë e drejta që të zgjedhë siç ia përcakton ligji, duke mos iu dhënë e drejta e votës apo në rastin e betimit të tij.

Vangjel Dule: Jemi përpjekur të evidentojmë shkeljet e Komnventës Europiane.
Fatkeqësisht për këto shkelje autori e frymëzuesi i këtij procesi politik të rrëmbimit të bashkisë së Himarës për të vijuar procesin e tjetërsimit të pronës në favor të klientelës së tij, Rama përdori institucione që sduhet të kishin rënë re e këtyre qëllimeve.
Përdori segmente të Policisë së Shtetit,.

Më lejoni t’ju përmend shkeljen e disa të drejtave themelore, nuk iu dha e drejta të zgjedhë më 14 maj, nuk iu dha e drejta e votës.

Nuk u përmbush e drejta edhe për pengimin e betimit të tij. U shkel prezumimi i pafajësisë. U shkel e drejta e komunitetit himarjot për të zgjedhur.

SHKARKO APP