KQZ: Institucionet të caktojnë nëpunësit ndërlidhës për zgjedhjet vendore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ), pas dekretimit të datës së zgjedhjeve lokale nga Presidenti, u kërkoi sot institucioneve qendrore dhe organeve vendore të zbatojnë detyrimin ligjor për caktimin e nëpunësve ndërlidhës, përgjegjës për veprimtaritë që kanë lidhje me administrimin e zgjedhjeve të lira, të drejta e demokratike.
“Në pikënisje të kësaj periudhe zgjedhore, sjellim në vëmendje të institucioneve qendrore, ministrive, organeve të qeverisjes vendore, bashkive dhe institucioneve të prefektëve në të gjithë vendin, zbatimin e detyrimit ligjor për caktimin e nëpunësve ndërlidhës, përgjegjës për shkëmbimin e informacionit me KQZ-në, për veprimtaritë që kanë lidhje me administrimin ose zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të drejta e demokratike”, tha në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj.
Duke shtuar se në rast të moszbatimit të këtij detyrimi ligjor, brenda afatit të përcaktuar në nenin 4 të Kodit Zgjedhor, KQZ do të konsiderojë se titullari i institucionit përkatës, ka marrë përsipër këtë funksion, kjo në kuptim të përcaktimeve të dispozitës së lartpërmendur.
KOHA JONË SONDAZH

