KQZ-ja i hoqi 61 emra nga listat për deputetë, PD e ankimon në KAS
Partia Demokratike ka ankimuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, vendimin e KQZ-së, e cila i hoqi nga lista 61 kandidatë nga lista. KQZ i ktheu koalicionit opozitar listat paraprake duke deklaruar se kanë kaluar numrin e kandidatëve të lejuar në disa qarqe.
PD ri-korrigjoi listat duke i dërguar në KQZ dy ditë më parë, ndërkohë që jashtë listës mbeti një figurë e njohur në radhët e selisë blu, Gazment Koduzi.
Në listat e dyta që çoi pas korrigjimit, kishte çuar më shumë kandidatë që i kishte shtuar kryesisht në fund të listave të qarqeve. Pritet që KAS të marrë vendimin nëse do të konfirmojë vendimin e KQZ, apo do ta rrëzojë atë.