KQZ-ja nuk e përjashtoi Tom Doshin nga gara/Ambasadorja Yuri Kim: Prokurorët të bëjnë detyrën!

Në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, doli që Tom Doshi nuk ka probleme dhe se është i pastër për të qenë pjesë e zgjedhjeve të 25 prillit, por ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim thotë se fakti që KQZ-ja nuk e përjashtoi nga gara, nuk do të thotë se është i pafajshëm dhe tashmë mesazhin e kishte për prokurorinë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të qarta sërish. Kjo nuk është vetëm nga një person apo një individ në qeverinë e shteteve të Bashkuara, por është Sekretari i Shteteve të Bashkuara, i cili e ka përcaktuar personalisht një individ i cili nuk ka zgjedhur të vazhdojë të përfaqësojë popullin shqiptar në Kuvend.

Mendoj që KQZ-ja ka përgjegjësi të shqyrtojë të gjitha rekordet në mënyrë që të sigurohet që kandidatët të kualifikohen. Në këtë rast ai nuk është skualifikuar, e kjo nuk do të thotë që ai është i pafajshëm.

Por thjesht do të thotë që sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka nevojë të reformohet. Dhe ky është nënkuptimi i saj. E dyta, cështja, së bashku me 11 kandidatë të tjerë i është dërguar prokurorisë dhe ne vërtetë presim që prokurorët të bëjnë punën e tyre”,-tha Kim për ”Abc News Albania”.

SHKARKO APP