KQZ miraton mandatin për 6 kryebashkiakët e dalë nga zgjedhjet lokale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar mandatet për 6 kryebashkiakët e zgjedhur në zgjedhjet e pjesshme vendore, që u mbajtën më 6 mars.
KQZ-ja i dha mandatin kryetarëve të Bashkisë Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë paraditen e sotme, ndërsa për 3 bashkitë e tjera, Durrës, Shkodër, Lushnjë, u mblodh sërish pasdite ku i certifikoi pas verifikimeve.
PS-ja fitoi në 5 bashki: Dibër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë dhe në Lushnje. Kurse koalicioni ”Shtëpia e Lirisë”, fitoi bashkinë e madhe në veri, Shkodrën. Partia Demokratike doli forcë e tretë, me një rezultat të ulët, ku për bashkinë e Vorës kandidati i PD mori vetëm 700 vota.