KQZ ndalon show-n e qeverisë, deri më 25 prill s’ka PPP dhe fushatë me rindërtimet

Deri në ditën e zgjedhjeve të 25 prillit, teleshikuesit apo ndjekësit në rrjetet sociale, nuk do të shohin më kryeministrin Edi Rama duke u dhuruar qytetarëve çelësat e banesave të rindërtuara.

Qeveria, kryebashkiakët apo drejtuesit e institucioneve në varësi të kryeministrisë nuk do të mund të dalin as në media apo në rrjete sociale për të promovuar aktivitetet që kanë të bëjnë me rindërtimin apo dhënien e certifikatave të pronësisë.

Ky kufizim ishte dakordësuar në Këshillin Politik me PD dhe PS, me qëllimin që mazhoranca të mos përdorte burimet shtetërore dhe publike për qëllime fushate gjatë 2021.

Për çdo aktivitet publik gjatë kësaj periudhe kyeministri duhet të njoftojë dhe të marrë leje nga KQZ-ja, në rast të kundër do të gjobitet. Masë administrative do të ketë edhe mediat nësë do të transmetojnë aktivitet që nuk lejohen sipas Kodit Zgjedhor.

SHKARKO APP