KQZ njohu PD e Bashës për zgjedhjet lokale, Komisioni i Rithemelimit: Urdhëruar nga Rama

Komisioni i Rithemelimit i formuar nga Sali Berisha, akuzon se Rama dhe Basha janë një. Ata e cilësojnë vendimin e djeshëm të përjashtimit të Ivi Kasos si përfaqësues i Komisionit në KQZ, si një urdhër që është dhënë nga vetë Rama.

Me atë vendim, KQZ-ja pranon Bashën dhe PD-në që drejtohet nga ai si parti për të qenë pjesë e garës. Nga ana tjetër, Komisioni nënvizon se kjo dëshmon urrejtjen atërore ndaj pluralizmit politik.

“Me këtë akt antiligjor antikushtetues Edi Rama thellon më tej qëndrimin e tij monist dhe kundër pluralizmit politik. Duke pranuar përfaqësuesin e Peng Bravës në KQZ Edvin Kristaq Koleka dëshmon urrejtjen atërore ndaj pluralizmit të vërtetë politik”.

Deklaratë e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD

Edi Rama dhe Lulzim Brava janë një! Dje, Celibashi i narkopartisë me urdhër të kreut të meduzës Edvin Rama refuzoi përfaqësuesin legjitim të PD në KQZ dhe pranoi përfaqësuesin e Peng Bashës duke shkelur kështu rëndë kushtetuten dhe ligjet e vendit.

Me këtë akt antiligjor antikushtetues Edi Rama thellon më tej qëndrimin e tij monist dhe kundër pluralizmit politik. Duke pranuar përfaqësuesin e Peng Bravës në KQZ Edvin Kristaq Koleka dëshmon urrejtjen atërore ndaj pluralizmit të vërtetë politik.

Me këtë rast paralajmërojmë Edvin Ramën se për këtë akt të ri armiqësor ndaj PD, pluralizmit politik dhe demokracisë në Shqipëri e pret se bashku me Peng Bravën e tij fundi i një diktatori të urryer të kombit shqiptar dhe se me asnjë manovër antidemokratike nuk do mund të pengojë fitoren më 6 mars të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj

SHKARKO APP