KQZ: Partitë politike të sjellin propozimet e tyre për komisionerët e KZAZ-ve
KQZ i kërkon partive poltike të sjellin komisionerët në zonat administrative zgjedhore. KZAZ-ja përbëhet nga 7 anëtarë dhe sekretari, të cilët emërohen nga Komisioneri, sipas procedurës. Dy komisionerë i cakton partia e parë qeverisëse, dy partia e parë e opozitës, një e përcakton partia e dytë në koalicionin e maxhorancës dhe një e përcakton partia e dytë opozitare.
Ndërsa sa i përket komisionerit të 7-të, në gjysmën e KZAZ-ve e përcakton maxhoranca dhe në gjysmën tjetër opozita. Më vonë pritet që të hidhet short se në cilën prej KZAZ-ve do të përcaktojë maxhoranca, në ato me numër çift apo në ato me numër tek.
“Partitë politike që gëzojnë të drejtën për të propozuar anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve për zgjedhjet për Kuvend, duhet të dorëzojnë propozimet e tyre dhe dokumentacionin përkatës brenda datës 11 Janar 2021.
Pranë KQZ-së do duhet të depozitojnë propozimet dhe dokumentacionin përkatës si më poshtë vijon:
1. Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë:
– dy anëtarë në çdo KZAZ;
– anëtarin e shtatë në KZAZ-të e renditura me numër çift;
– sekretarin e KZAZ-së, në KZAZ-të e renditura me numër tek.
Partia Demokratike do të propozojë:
– dy anëtarë në çdo KZAZ;
– anëtarin e shtatë në KZAZ-të e renditura me numër tek;
– sekretarin e KZAZ-së, në KZAZ-të e renditura me numër çift.
Lëvizja Socialiste për Integrim do të propozojë një anëtar në çdo KZAZ;
4. Partia Social Demokrate do të propozojë një anëtar në çdo KZAZ;
Në shkallë vendi, 30% e anëtarëve të KZAZ-ve të propozuar nga Partia Socialiste dhe 30 % e anëtarëve të KZAZ-ve të propozuar nga Partia Demokratike, duhet të jenë nga secila gjini.
Bashkëngjitur gjeni shkresën që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ju ka dërguar partive politike që gëzojnë të drejtën për të propozuar anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve”, sqaron KQZ-ja.