KQZ për 14 Majin: Anëtari i katërt i grupeve të numërimit do ndahet me short mes PL dhe PDIU
Këtë të hënë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që anëtari i tretë i grupeve të numërimit për zgjedhjet lokale të 14 majit i takon Partisë Socialiste.
Anëtari i katërt i grupit të numërimit të votave do duhet të vendoset me short mes Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe Partisë së Lirisë.
Sipas këtij vendimi në grupet e numërimit të votave, do të kemi 2 anëtarë të PS-së, 1 anëtar të PD-së dhe për anëtarin e grupit të katërt nesër do hidhet shorti për ndarjen mes PL-së dhe PDIU.