KQZ përcakton relatorët e ankimimeve të PD e LSI për zgjedhjet e 25 prillit (Emrat)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar sot me short relatorët për kërkesat ankimore në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Shorti përcaktoi se relatorë do të jenë Elvin Lako, Elvis Çefa, Ilir Rusmajli, Koli Bele dhe Ledio Braho.

Secili prej tyre do të jetë relator për 15 kërkesat ankimore në KQZ.

“Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë paraqitur 15 kërkesa duke filluar nga kërkesa ankimore nr. 32 deri në kërkesën ankimore nr. 46”, tha sekretari i KQZ Ylli Merkaj.

Janë 9 kërkesa ankimore nga ana e Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe, 4 kërkesa janë nga LSI dhe 2 nga koalicioni ABEOK.

-Elvin Lako u caktua relator për kërkesat e PD për qarkun e Vlorës me nr. 36, Shkodrës me nr. 38 dhe Elbasan me nr.40

-Elvis Çefa u caktua relator për kërkesën e PD për qarkun Korçë me nr. 43 dhe dy kërkesat e LSI për qarqet Berat me nr 34 dhe Durrës me nr. 34

-Ilir Rusmajli do të jetë relator i dy kërkesave të PD për qarkun Berat me nr.42 dhe Fier me nr. 44 dhe kërkesën e koalicionit ABEOK me nr.45.

-Koli Bele u caktua relator për dy kërkesat e PD për qarkun Durrës me nr.37 dhe Gjirokastër me nr. 41 si dhe për kërkesën e LSI për qarkun Berat me nr.35

-Ledio Braho u caktuar relator për kërkesën e PD për qarkun e Tiranës me nr 39, kërkesën e LSI për qarkun Gjirokastër me nr.33 dhe atë të ABEOK me nr.32

SHKARKO APP