KQZ pranon kërkesën e PD, për përsëritjen e zgjedhjeve në Kurbin

 

1 javë nga mbajtja e zgjehdjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë zyrtarisht në shqyrtim kërkesën  e PD për t’i quajtur të pavlefshme zgjedhjet në Kurbin.

Demokratët kanë kërkuar pavlefshmërinë e e rezultatit në të gjuitha qendrat e votimit e zonës zgjehdore 15 në Bashkinë e Kurbinit, duke kërkuar kështu ripërsëritjen e zgjedhjeve në këtë njësi. Me argumentin se procesi zgjedhor është jo vetëm tërësish i manipuluar por se në Kurbin nuk ka patur fare process zgjedhor, PD ngre disa pyetje:

KQZ ka marrë gjithashtu në shqyrtim edhe kerkesen  kandidatit të pavarur për bashkinë e Këlcyrës Bujar Fezga i cili përmes ankimimit pretendon se në Këlcyrë kanë ddohur shkelje të ligjit të cilat kanë cënuar rëndë rocesin zgjehdior. Kërkesa për Këlcyrën shoqërohet gjithashtu me një kallëzim penal, që Fezga ka bërë në prokurorinë e rrethit gjyqësor Përmet.

Ndërkohë numri i kërkesave ankimore në KQZ ka arritur në 52, ku mbizotërojnë shkresat që kundësrhtojnë rezultatin e zgjedhjeve në disa bashki nga disa parti tw vogla ,mes tyre  edhe kërkesa e ngritur nga FRD që kundësrhton rezultatin në tabelën përmbledhëse në bashkinë Gjirokastër dhe Himarë.

SHKARKO APP