KQZ priti 19 delegacione nga Trupat e Menaxhimit Zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve priti 19 delegacione nga Trupat e Menaxhimit Zgjedhor të vendeve të ndryshme të botës dhe organizatave që operojnë në fushën e zgjedhjeve.

Përfaqësues të KQZ-ve nga Armenia, Azerbajxhan, Bosnje Hercegovina, Estonia, Gjerogjia, Kroacia, Kosova, Lituania, Moldavia, Maqedonia Veriut, Mali i Zi, Finlanda, Suedia, Turqia dhe të Organizatës Botërore të Trupave Zgjedhore ndodhen në vendin tonë në kuadër të “Programi i vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve”, i cili zhvillohet për herë të dytë nga KQZ.

KQZ i njohu ata me përgatitjet e procesit zgjedhor, mënyrën e funksionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta, monitorimin e fushatës zgjedhore, etapat dhe ecurinë e procesit të votimit elektronik, identifikimin elektronik të zgjedhësve, votimin dhe numërimin elektronik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu KQZ prezantoi një tablo të plotë të masave të marra për të garantuar integritetin e procesit dhe transparencën e administrimit zgjedhor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata u njohën edhe me përpjekjet institucionale bashkë me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme për të luftuar krimet zgjedhore dhe shmangien e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë.

Programi i vëzhguesve ndërkombëtarë, synon që të prezantojë jo vetëm eksperiencën shqiptare të përgatitjes, menaxhimit dhe administrimit të proceseve zgjedhore, por edhe të ofrojë edhe përvojën e risive të suksesshme që Shqipëria ka implementuar në proceset zgjedhore si, identifikimi elektronik i zgjedhësve dhe votimi nga jashtë.

Delegacionet e trupave të menaxhimit zgjedhor do të vëzhgojnë ditën e zgjedhjeve dhe do të njihen me disa nga pikat turistike dhe kulturore të vendit tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?