KQZ rrëzon kërkesën e PS, miraton fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit

Më 25 prill, shqiptarët do të shkojnë në qendrat e votimit për të votuar partinë dhe kandidatin e preferuar, pasi në fletë do të jenë të shënuar emrat e kandidatëve për deputetë dhe jo me numra.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ka miratuar këtë të enjte fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Në fletë, krahas subjekteve politike, do të jenë të renditur edhe kandidatët për deputet ku do të kenë të shënuar edhe emrin dhe mbiemrin e tyre.

Për miratimin e fletës së votimit pati debate të ashpra mes palëve. PS-ja kërkonte që të miratohej modeli me numra, ndërsa PD-ja argumentoi se kjo mënyrë bie në kundërshtim me listat e hapura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisionieri Ilirjan Celibashi tha se ”Në vlerësim të asaj që është parashtruar vendos rrëzimin e kërkesës së PS për shqyrtimin e fletës së votimit. Vendos miratimin e fletës së votimit, duke u përshtatur sipas numrit të kandidatëve. Kjo do të jetë fleta e votimit. Kundër këtij vendimi mund të behët ankim brenda tre ditëve në KAS”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?