KQZ rrëzon PD-në, të gjithë votuesit në votime

Nisin përplasjet  e para, një ditë para zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar paraditen e së shtunës kërkesën e Partisë Demokratike për çregjistrimin e votuesve që ajo pretendon se janë fiktivë.

Nga informacionet e fundit rezulton se kërkesa është hedhur poshtë me 4 vota kundër dhe 3 pro saj.

Edhe në mbledhjet e mëparshme të Komisionit, partia më e madhe e opozitës ka përsëritur vazhdimisht kërkesën në fjalë për votues që ajo pretendon se janë fiktivë, kryesisht në Durrës dhe Kavajë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por kryetarja e KQZ-së e ka kundërshtuar kërkesën në fjalë me argumentin se, për sa kohë çështja është duke u hetuar nga organet e drejtësisë, askush nuk ka tagër të ndërhyjë dhe të vendosë për kërkesa të ndryshme të partive politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?