KQZ shpërndan 4 mandate pas dorëheqjeve në Kuvend, spikat emri i Mimi Kodhelit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë 4 mandatet e lëna bosh pas dorëheqjeve në parlament, ku mes prurjeve të reja spikat emri i Mimi Kodhelit.

Mandatin e Najada Comos do ta marrë Mimi Kodheli, mandatin e Lefter Kokës në Durrës do ta marrë Denis Deliu.

Mandatin e Mark Markut si deputet i PD i cili dha dorëheqjen do ta marrë Elda Hoti, ndërkohë që mandatin e Gramoz Ruçit në Fier do ta marrë Mirela Pitushi.

4 deputetët që sapo kanë marrë mandatin, së bashku me 136 të tjerët do të betohen pasditen e sotme në Kuvend.

SHKARKO APP