KQZ shpërndan mandatet e para në 4 qarqe

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi kërkesën e PD-së për pavlefshmërinë e zgjedhjeve, kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka shpërndarë mandatet për 4 qarqet e para.

24 deputetët e parë në qarqet, Kukës, Lezhë, Gjirokastër dhe Korçë tashmë janë një hap më pranë Parlamentit. Në qarqet Lezhë dhe Kukës, Partia Demokratike ka rezultuar fituese ku ka përkatësisht 4 dhe 2 deputetë, ndërkohë në Korçë dhe Gjirokastër fituese rezulton PS, me 6 dhe 3 deputetë.

Nga ana tjetër rezultati në qarkun Elbasan nuk është certifikuar ende, pasi çështja është në KAS, ndërsa qarqet Tiranë, Fier dhe Durrës presin rinumërimin e votave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?