KQZ shqyrton hetimet e Prokurorisë për Agim Kajmaku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen për shqyrtimin e verifikimeve të Prokurorisë për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Ky i fundit nuk është i pranishëm, por përfaqësohet nga avokati i tij Isuf Shehu.

Hetimet e Prokurorisë së Përgjithshme konfirmojnë se Agim Kajmaku është i njëjti person me Jorgo Toton, ndaj të cilit, në Greqi, në Gjykatën e Janinës ka pasur një procedim penal për përdorim dhe shpërndarje të parave të falsifikuara.

Kryebashkiaku Kajmaku u akuzua nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e Dekriminalizimit.

SHKARKO APP