KQZ takim me partitë sot, Celibashi kërkon konsultim për emigrantët dhe pilotimin
Komisioneri Shtetëror mesditën e sotme (13 janar) ka thirrur përfaqësuesit e partive politike që të paraqiten në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Çështja kryesore që do të diskutohet është teknologjia në zgjedhjet e 25 prillit, një risi e këtyre zgjedhjeve parlamentare. Identifikimi biometrik nuk ka marrë ende vulën përfundimtare porsa i përket kompanisë që ka shprehur interesin dhe ofertën e saj për pajisjet që do të kushtojnë rreth 16 milionë euro pa TVSH.
Për pilotimin e votimit elektronik, që partitë politike ende nuk kanë rënë dakord për zonat zgjedhore, ku PD ka propozuar Korçën dhe Fier, ndërsa PS në Tiranë dhe Korçë.
Gjithashtu LSI ka rënë dakord me propozimet e demokratëve, kurse Bindja Demokratike ka rënë dakord për Tiranën. Sipas PD Tirana nuk mund të pilotohet votimi në Tiranë, sepse janë më shumë se 20% e zgjedhësve në rang vendi.
Diskutim i kësaj tryeze do të jetë edhe vota e emigrantëve, raporton gazetarja e RTV Ora Fjorela Beleshi. KQZ ende nuk ka vendosur nëse emigrantët do të mund të votojnë.