KQZ: Televizionet të dorëzojnë tarifat për reklamat politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me anë të kësaj deklarate publike, sjell sot ne vemendje të Operatorëve Radiotelevizivë me shtrirje lokale dhe kombëtare në të gjithë Shqipërinë, detyrimin që i ngarkon Kodi Zgjedhor për dorëzimin në KQZ të tarifave zyrtare për çdo segment kohor për transmetimin e reklamave politike gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 21 qershorit 2015.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve argumenton duke cituar ligjin për Operatoret Radiotelevizive, duke u shprehur se “Në bazë të nenit 84 të Kodit Zgjedhor, Operatorët Radiotelevizivë me shtrirje lokale dhe kombëtare detyrohen që në çdo rast të zbatojnë tarifa të njëjta brenda të njëjtit segment kohor përgjatë gjithë kohës së fushatës”. Gjithashtu, po në këtë dispozitë të Kodit Zgjedhor përcaktohet se “Koha e përgjithshme e transmetimit të reklamave politike gjatë gjithë fushatës zgjedhore nga secila radio dhe televizion privat, nuk mund të jetë më shumë se 90 minuta për secilën parti apo kandidat  të regjistruar për zgjedhje”.

Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcakton afatet për zbatimin e  urdhërimeve të Kodit Zgjedhor sa i përket publikimit të tarifave zyrtare të transmetimit të reklamave politike në faqen zyrtare të institucionit, www.cec.org.al,  kërkon  nga  të gjithë Operatorët Radiotelevizivë, që brenda datës 15 maj 2015, pesë ditë përpara hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore, të dorëzojnë në KQZ tarifat e transmetimit të reklamave politike për çdo segment kohor gjatë fushatës zgjedhore.

 

SHKARKO APP