KQZ, “ua mbledh” partive që fshehin financimet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvillon sot një mbledhje të posaçme në të cilën do të shqyrtohen problematikat që kanë të bëjnë me financimet gjatë fushatës së fundit zgjedhore, në të njëjtën kohë edhe raportet financiare të partive.
Konkretisht, KQZ bën me dije se do të merret në shqyrtim projekt-vendimi “Shqyrtimin e raporteve të auditimit për financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet vendore 2015, raporteve të auditimit për financimin e partive politike për vitin kalendarik 2014, dhe vendosjen e sanksioneve administrative”.
Si edhe ai “Për vendosjen e sanksioneve administrative për partitë politike të cilat nuk kanë depozituar raportet financiare vjetore për vitin 2015, brenda datës 31 mars të po këtij viti”.
KOHA JONË SONDAZH

