KQZ vendorëve: Sillni informacionet për QV-të dhe hartat, ose do gjobiteni
Janë 90 njësi të qeverisjes vendore që nuk kanë dorëzuar ende në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve informacion për Qendrat e Votimit dhe 235 njësi që nuk kanë sjellë informacion për hartat zgjedhore.
Për këtë arsye, KQZ-ja u tërheq vëmendjen kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore të cilët në kundërshti m me Kodin Zgjedhor, nuk kanë sjellë ende informacionin sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor dhe të udhëzimit të këtij institucioni.
Nëse këto njësi nuk sjellin informacionin e kërkuar, KQZ-ja paralajmëron vendosjen e gjobave.
“Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga ana e KQZ-së, janë 90 njësi të qeverisjes vendore që nuk kanë sjell informacion për Qendrat e Votimit dhe 235 njësi që nuk kanë sjellë informacion për hartat zgjedhore. Ju rikujtojmë kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore, të bashkive dhe komunave, që të sjellin informacionin e kërkuar, pasi në të kundërt Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zbatim të nenit 169 të Kodit Zgjedhor, do të procedojë me vendosjen e sanksioneve administrative (gjobë) në ngarkim të personave përgjegjës”, ka deklaruar zëdhënësja e KQZ-së.