KQZ vendos: Ja ku do të numërohen votat e diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që votat e emigrantëve shqiptarë për zgjedhjet e 11 majit të numërohen te Parku Olimpik në Tiranë.

Bashkia Tiranë kishte paraqitur në KQZ, listën e objekteve brenda territorit të qarkut Tiranë.

“Brenda afatit ligjor të parashikuar në nenin 94, pika 1, të Kodit Zgjedhor, është mundur të sigurohet ambienti pranë Parkut Olimpik të Tiranës “Feti Borova”, ku do të kryhen tre procese të votimit nga jashtë, siç janë: përgatitja e dokumentacionit zgjedhor, ruajtja dhe administrimi i votave nga jashtë deri në momentin e fillimit të numërimit, si dhe numërimi dhe vlerësimi i votave nga jashtë. Nga shqyrtimi i të dhënave të objekteve të paraqitura rezulton se Parku Olimpik i Tiranës “Feti Borova” përmbush kushtet e parashikuara në Kodin Zgjedhor dhe Vendimin përkatës të Komisionit Rregullator”, thuhet në vendin e KQZ-së.

SHKARKO APP