KQZ vulos 25 prillin, shpërndan 140 mandatet

Pas 80 ditësh, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve këtë pasdite u mbajt mbledhja nga Komisioni Rregullator, i cili i ka vënë vulën rezultatit të 25 prillit, duke certifikuar zgjedhjet ku fituese doli Partia Socialiste me 74 mandate. Komisioni ka miratuar në parim rezultatin e saktë dhe shpërndarjen e mandateve për 140 deputetët e ardhshëm. Në parim projekt-vendimi është miratuar me 3 vota pro dhe 2 kundër.

PS 74 mandate
PD-AN 59 mandate
LSI 4 mandate
PSD 3 mandate

Opozita (PD-LSI) ka kërkuar që këto zgjedhje të shpallen të pavlefshme dhe ripërsëritjen e tyre, por Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë pretendimet e tyre. Lista e 140 deputetëve që do të hyjnë në Parlamentin e ardhshëm është e plotë, me emra të rinj dhe të vjetër.

Ata deputetë që kanë marrë mandatin, pavarësisht se kanë më pak vota se deputetët që ishin poshtë vijës fituese do ta gëzojnë mandatin edhe për katër vitet në vijim. Herësi është antikushtetues, por deri në momentin e zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese ky parashikim ligjor do të jetë në fuqi dhe lista do jetë ashtu siç ishte e renditur nga kryetari i partisë me përjashtim të rasteve sporadike si ai i Fatmir Xhafajt apo Luçiano Boçit.

 

SHKARKO APP