Ambasadori i BE-së apel politikës: Nisni dialogun, duhet një Parlament normal

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka bërë një thirrje ndaj politikës shqiptare. Krah Jorida Tabakut e cila është kryetarja e Komisionit për Integrimin Europian, tha se të gjitha partitë politike duhet që të nisin dialogun për të rivendosur funksionimin normal të parlamentit.

“Sot kam qenë dëshmitar sesi politikanët shqiptarë nga parti të ndryshme politike u angazhuan në diskutime dhe debate lidhur me rolin e Kuvendit në procesin e negociatave me BE-në. Me urgjencë, diskutime të ngjashme duhet të nisin në Kuvend për të rivendosur funksionimin normal të tij.

Ky është një nga kushtet bazë për anëtarësimin e vendeve në BE. Ne punojmë së bashku për të ndihmuar parlamentin të luajë rolin e tij të plotë në anëtarësimin në BE si një institucion transparent dhe efektiv në shërbim të qytetarëve shqiptarë”, shkruan Gonzato në X.

 

SHKARKO APP