Krasniqi: Mazhoranca dhe opozita kanë abuzuar me konsensusin

Politologu Afrim Krasniqi tha në studion e lajmeve të Ora News se mazhoranca dhe opozita kanë abuzuar me konsensusin.

Krasniqi: Në aspektin formal gjithcka që seanca e sotme prodhoi është ajo e minutave të fundit. Unë merrem me detaje dhe detajet tregojnë shumë. Nëse ju shikoni pamjet filmike të votimit të fundit kur kryetari i parlamentit numëronte nenet kush është pro dhe kush është kundër, askush nuk e ngrinte kartonin dhe supozohej se ishin pro. Ishte një shpejtësi e madhe për të kaluar një procedurë në mungesë të opozitës, e cila zgjodhi një zgjidhje pragmatiste për të, por mendoj të nxituar politikisht. Ligjet e reformës kushtetutese praktikisht e kanë caktuar udhën e tyre që kur u votuan ndryshimet kushtetuese në 21-22 korrik. Që atë ditë palët ranë dakord që të bëjnë këtë reformë dhe gjithcka që buron prej këtyre ligjeve është burimi i atij vendimi dhe nëse palët pranuan atë lloj misioni ndërkombëtar të futen në kushtetutë që është rast unikal i Europës modern atëhere do të thotë që kanë pranuar të gjithë produktet që prodhojnë ndërkombëtarët dhe ligjet që sot u diskutuan dhe ligjet që sot u refuzuan ose u shtynë në thelbin e tyre janë ligje të miratuar nga produkti i ekspertëve ndërkombëtarë.

Ligje të tilla kërkojnë konsensus, të jenë afatagjatë dhe sa më afatgjate të jenë aq më të madhe e kanë bazën e përkrahjes, por në kushtet e Shqipërisë me fjalën konsesus abuzohet shumë. Mazhoranca e përdori konsensusin për të refuzuar  shumë prej kritikave që erdhën nga opozita. Nëse mazhoranca do kishte një vullnet të qartë për konsensus do krijonte mekanizmat e dialogut për të gjetur pika takimi mes tyre dhe nëse palët kishin pika mosmarrëveshje le të vendosej një aktor i tretë që është aktori ndërkombëtar, nuk ndodhi kjo gjë. Dhe nga ana tjetër opozita e përdori konsesnsusin për të imponuar vendimarrjet e saj politike, të cilat po ashtu nuk janë të arsyeshme dhe në rastin konkret bëhen pengesë dhe kanë kosto të madhe për vetë opozitën. Është luks i madh për një opozitë politike si ajo në Shqipëri rreth 8-9 muaj para zgjedhjeve të votojë me një akt të dukshëm politik kundër projektit ndërkombëtar për Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?