Krasniqi: Të huajt i kanë kërkuar PS-së evitimin e disa figurave
Analisti i A2, Afrim Krasniqi, thotë se disa përfaqësi ndërkombëtare i kanë kërkuar në mënyrë direkte Partisë Socialiste evitimin e disa figurave nga ekipi i ri drejtues. Sipas tij, nëse do të jesh i besueshëm në këtë retorikën kundër atyre që quhen “bota e krimit”, duhet bërë një katarsis dhe një falje publike. ”Problemi i partive politike është se ndryshe thonë dhe ndryshe bëjnë. Po ju them një zhvillim që ka ndodhur gjatë ditëve të fundit. Unë di që disa përfaqësi ndërkombëtare i kanë kërkuar në mënyrë direkte Partisë Socialiste evitimin e disa figurave nga ekipi i ri drejtues i kësaj partie dhe ende nuk ka një përgjigje pozitive. Partitë politike duhet të distancohen një orë e më parë nga këta lloj individësh. Së dyti, nëse do të jesh i besueshëm në këtë retorikën kundër atyre që quhen “bota e krimit”, duhet bërë një katarsis dhe një falje publike. Shumica e këtyre grupeve kanë zgjedhur drejtorë, ministra, kanë dhënë leje ndërtimi, e të tjera”.