Krburantet, Rama: Në 8 vitet e qeverisë së PD, u rrit 200 %

Kryeministri Edi rama ka reaguar sërisht në rrjetet sociale mbi akuzat e Partisë Demokratike, e cila fajëson politikat e ndjekura nga Qeveria përsa i takon cmimit të naftës dhe benzinës në vend.

Përmes një postimi në rrjetin social, Rama shkruan se përgjatë 8 viteve të qeverisjes së PD-së, cmimi i karburanteve u rrit 200 %, ndërsa në 16 muajt e parë të qeverisë së tij u ul me 20 %.

"Ju thanë që çmimi do rritet si askund në botë. Që veturat, kamionët, anijet, madje edhe furrat e bukës do ndalen. Tani ju thonë pse nuk ulet më shumë se kudo në botë…

Swiss Digital Desktop Reklama

Sepse kanë vetëm një dëshirë; T'ju mërzisin sa të munden!

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm një punë: T'ju gënjejnë sa të munden! Vetëm një qëllim: T'ju përdorin si të munden! Për një arsye të vetme: Pushtetin e tyre të humbur!

Ngrenë gishtin dhe akuzojnë përditë për plagët e panumërta që hapen vetë. Për borxhet e mëdha. Për gropën e energjisë.

Për kancerin e korrupsionit në arsim e shëndetësi. Madje kanë kurajon të na akuzojnë deri edhe për drogën e për krimin që i mbollën dhe rritën në prehrin e pushtetit të tyre.

Janë i mbyturi që mbyt kë i vete pas", shkruan Rama në rrjetet sociale. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?